Valiev nderon Shqipërinë, merr medalje të argjendtë në Botërorin e Mundjes

Nga A2 CNN
15 Shtator 2025, 19:26 | Sporte të tjera

Valiev nderon Shqipërinë, merr medalje të argjendtë në

Mundësi që përfaqëson Shqipërinë, Çermen Valiev, arriti të marrë medalje të argjendtë nga Botërori i Mundjes që zhvillohet në Kroaci.

Valiev humbi vetëm në finale me japonezin Takashai që fitoi 8-2, shkruan A2 CNN.

Megjithatë medalja e argjendtë për vendin tonë mbetet një arritje mjaft e rëndësishme, për më tepër që bëhet fjalë për një nivel shumë të lartë sportistësh në arenën botërore.

Kujtojmë se Valiev bëri gjithçka mirë fillimisht ndaj mundësit nga Mongolia, Erdenabat, duke marrë një sukses me pike 12-2. Më pas, ai eleminoi mundësin që përfaqëson Belgjikën, Ibragim Veliev.

Por në çerekfinale gjërat u vështirësuan, megjithëse Valiev ia doli edhe ndaj amerikanit Devid Aron, duke e mposhtur këtë të fundit 7-5.

Rusi Sidakov ishte pengesa e gjysmëfinalës, por 27-vjeçari e mundi me shifrat 6-4. Kujtojmë se Valiev arriti më parë t’i siguronte Shqipërisë medalje olimpike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos