Jannik Sinner dhe Carlos Alcaraz në betejën për titullin e Wimbledon

Nga A2 CNN
13 Korrik 2025, 10:59 | Sporte të tjera

Jannik Sinner dhe Carlos Alcaraz në betejën për titullin e

Përveç finales së botërorit të klubeve, sot vëmendja e dashamirësive të sportit kthehet dhe te një ngjarje tjetër si finalja e  madhe e Uimbëlldonit.

Jannik Sinner dhe Carlos Alcaraz sfidojnë njëri-tjetrin në ndeshjen që do të luhet në  “Centre Court” në Londër.

Përballë janë dy finalistët dhe dy prej talenteve më premtues në këtë sport për të ardhmen. Rivaliteti është i madh dhe vështirë se mund të konsiderohet një favorit pas rezultateve të shkëlqyera që kanë arritur si tenisti italian ashtu dhe  ai spanjoll.

Sinner arriti të eliminojë në gjysmëfinale serbin Novak Gjokovic ndërsa Alkarez eliminoi amerikanin Taylor Fritzin. Finalja e Uimbëlldonit nis në orën 17:00.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos