Peshëngritësi Erkand Qerimaj denoncoi atë që i ndodhi në Kampionatin Europian, kur juria i anulloi provën e suksesshme pasi gjyqtaria e kishte konsideruar 100% të saktë.
“Unë në stilin e shkëputjes realizova 152 kg. Forma ishte e jashtëzakonshme, shumë e mirë, pasi jam stërvitur shumë për këtë aktivitet. Në momentin që unë e realizova provën 184 kg, gjyqtaria dha 3 të bardha, domethënë prova u konsiderua 100% e saktë. Nëqoftëse do kishte një kontestim aty, do kishte pasur një të kuqe nga gjyqtaria, por ajo dha 100% të saktë. Dhe pastaj nga juria u anullua prova”, u shpreh peshëngritësi i famshëm shqiptar në studion e “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani.
“Ne nuk po e merrnim vesh në atë moment pasi ishim në proces gare dhe në ritëm nxemjeje. Pasi mbaroi gara, unë bashkë me trajnerin shkuam te juria për një përgjigje pse u anullua. Juria pretendoi se në momentin që ka qenë shtanga në gjoks ka patur një lëkundje të peshës, por ajo lëkundja është diçka normale sepse nëqoftëse ti ke 185 kg, është një lëkundje krejt natyrale domethënë. Për mua është një rregull që është me dy standarte. Kur duan e konsiderojnë të saktë ngritjen, kur duan e anullojnë”, shtoi Qerimaj”, shtoi Qerimaj. (A2 Televizion)