Sot gara e çiklizmit, bllokohet për 3 orë aksi Pojskë-Korçë

Nga A2 CNN
4 Prill 2026, 14:18 | Sporte të tjera

Sot gara e çiklizmit, bllokohet për 3 orë aksi

Aksi rrugor nacional Pojskë-Korçë do të jetë sot përkohësisht i bllokuar prej orës 15:00 deri në orën 18:00. Shkak për këtë është zhvillimi i garës së çiklizmit e vlefshme për Kupën e Shqipërisë për të rritur, U23 dhe Kadet.

Federata e çiklizmit dhe sektori i qarkullimit rrugor në Drejtorinë e Policisë së Korçës kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve, ndërsa pritet që bllokimi të zgjasë rreth 3 orë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos