Enkileda Carja, kampionia e Europës në peshëngritje, foli për herë të parë pas dy rekordeve të regjistruara në Kampionatin Evropian.
18-vjeçarja nga Elbasani u shpreh për “Dita Jonë”: “Merrja pjesë për herë të parë dhe emocionet ishin më të mëdha. Por, i menaxhuam mirë fatmirësisht”.
Kampionia e re tregoi se ka nisur stërvitjen që në moshën 9-vjeçare dhe theksoi se dëshira për t’u marrë me peshëngritje i erdhi nga motra e saj.
“E nisi ajo para meje dhe pastaj nisa të merresha edhe unë”, u shpreh Enkileda Carja.
(A2 Televizion)