Sherr në ndeshjen e basketbollit Teuta-Besëlidhja, ndërhyn policia. Disa të shoqëruar

Nga Elitjona Doko
29 Mars 2026, 21:36 | Sporte të tjera

Sherr në ndeshjen e basketbollit Teuta-Besëlidhja, ndërhyn

Një incident është regjistruar pasditen e sotme në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, në Durrës, gjatë zhvillimit të ndeshjes së basketbollit mes ekipeve “Teuta” dhe “Besëlidhja”.

Sipas burimeve të A2CNN, konflikti ka nisur pas një gjesti antisportiv nga një lojtar i ekipit “Teuta”, çka ka tensionuar situatën në parket dhe më pas ka përfshirë edhe tifozët.

Përplasja ka degraduar në një sherr mes disa personave të pranishëm në sallë.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë forca të shumta policie, të cilat kanë shoqëruar në komisariat disa nga personat e përfshirë në incident. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos