Snooker-i ndonëse është një sport i ri në Shqipëri, po zhvillohet me hapa gjigand. Së fundmi vendi ynë mirëpriti për herë të parë Kampionatin Botëror të Snooker-it . 400 snukeristë nga 40 vende të botës luanin për titullin Kampion Bote. Emocione ndeshje të rivalizuara dhe qetësi maksimale. Jo më kot quhet sport i zotërinjve, çdo lojtar është i detyruar të vësh një kravatë, jelek dhe këmishë.
Një përgatitje maksimale nga federata e snukerit shqiptar që kishte menduar për çdo detaj.
Edhe pse mbështetja që ky sport ka sot është minimale, event arriti çdo pritshmëri. Këtë e konfirmoi dhe presidenti i federatës botëorore të Snukerit Jason Ferguson, i cili theksoi se kjo nuk do të jetë hera e fundit që ky kompeticion zhvillohet në Shqipëri.
Ka qenë fantastike. Jemi në vendin më të bukur, të rrethuar dhe nga deti. Është e rëndësishme që këto lloj kompeticionesh të zhvillohen në vende të tilla. Kjo sepse janë sportistë të moshave të ndryshme, të rinj që largohen nga familja dhe që gjejnë një mikpritje të tillë dhe shijojnë çdo gjë këtu. Eventi shkoi shumë mirë. Standardi i snukerit është rritur. Kemi lojtarë të rinj, edhe talente në Shqipëri që premtojnë për të ardhmen dhe ndihemi shumë mirë për këtë.
Me aq sa ju keni parë këto ditë, a premton niveli i snukerit shqiptar?
“Një mesazh që unë dua ti jap të gjithë shqiptarëve është shijojeni këtë sport, është një dhuratë që ne po e sjellim për ju. Uroj shumë që një ditë sportistë si Kledio apo dhe djemtë e tjerë që morën pjesë në botëror, një ditë të fitojnë trofe dhe pse jo të dalin kampion bote dhe në televizionet më të mëdha. I kanë të gjithë mundësitë.”
Është hera juaj e parë këtu por mendoj nuk do të jetë e fundit?
Jo nuk është hera imë e parë, kam qenë dhe më parë dhe jam dashuruar me këtë vend. Kam bërë shumë miq të mirë këtu. Jam i lumtur që ky event u zhvillua këtu dhe do të kthehemi sërish. Do të bashkëpunojmë me federatën shqiptare. Ata e duan këtë sport njësoj si dhe ne dhe duan të zhvillojnë atë. Ne do i ndihmojmë dhe do të kthehemi për aktivitete të tjera.
Çfarë përftimesh merr ti nga Snukeri?
Unë fillova të praktikoj snukerin në verën e vitit 2015. Kur isha vetëm tetë vjeç. E pash në televizor, më pëlqeu dhe mendova pse jo. Ishte interesant dhe e pëlqeva që në momentin e parë. Është një ndeshje tjetër kur ti luan. Shkëputesh totalisht nga njerëzit e tjerë. Je vetëm ti dhe loja jote. Merr veshjen tënde dhe detyra jote është të japësh maksimumin. Është ndjesia më e bukur që unë kam përjetuar ndonjëherë. Duhet të përqendrohesh dhe të ruash qetësinë gjatë gjithë kohës. Me pëlqen vërtetë.
Është hera e parë që jeni në Shqipëri, ju pëlqen vendi ynë?
Po është vërtet shumë vend i bukur , pamje nga deti, ajër i patër, ushqim i mirë.
A do të riktheheni sërish?
Mendoj se po!
Niveli i snukerit në Shqipëri po rritet çdo ditë. Interesi nga të rinjtë veçanërisht nuk mungon. Çdo vit afrohen sportistë të rinj që kërkojnë të argëtohen dhe pse jo ta shohin snukerin edhe për të ardhmen.
Për dy javë sportistë nga vende të ndryshëm të botës qëndruan në Shqipëri. Stërvitje intensive çdo ditë për të dhënë maksimumin në momentin final. Për moshën deri në 21 vjeç Kampion Bote u shpall hungarezi Bulksku Revezh, që mundi në finale kinezin Gong Shenzhi, 5-3. Në një intervistë për A2CNN, ai tha se i pëlqen shumë Shqipëria dhe pse jo do të kthehet me familjen për pushimet e verës.
Në këtë kategori, garoi dhe shqiptari Kledio Kaçi, i cili u pozicionua në vendin e nëntë ndërsa në garën për të rritur Kaçi mori katër fitore në grupin I duke u kualifikuar deri në 32 sportistët më të mire së bashku me Besar Spahiun. Kai Uai Çejung është Kampioni i Botës për të rritur në Snuker. Ai mundi në finale kinezin Jang Çao 5-0, dhe dominoi nga fillimi deri në fund duelin për trofeun e madh.
Organizimi ia arriti qëllimit, ndërsa Shqipëria vërtetoi dhe një herë së është gati për të mirëpritur çdo event ndërkombëtare në bilardo apo në snuker.
Snukeri shqiptar premton për të ardhmen. Pasioni dhe dëshira për të qenë në maja, tregon dhe një herë sakrificën e këtyre djemve që kurrë nuk e mendojnë të heqin dorë nga pasioni i tyre më i madh. (A2 Televizion)