Kansas City mbrojti me sukses titullin kampion në futbollin amerikan. Chiefs triumfuan në finalen e Super Bowl 2023, duke kaluar San Franciskon në shtesa me rezultatin 25-22.
Në këtë mënyrë, ata arritën të fitonin titullin e dytë me radhë kampion dhe të katërtin në historinë e skuadrës.
Padyshim që ylli i mbrëmjes ishte i zakonshmi Patrick Mahomes. Me kundërshtarët që kryesonin në gjysmën e parë të duelit qendërmbrojtësi, u ngjit në katedër, duke udhëhequr përmbysjen e Kansas City.
Mahomes fitoi unazën e tretë të kampionit dhe i shtohet listës së vogël të legjendave që në secilën finale të luajtur janë shpallur si “Lojtarët më të Mirë” të ndeshjes. (A2 Televizion)