Besëlidhja nuk ndalet në Basketbollin për meshkuj. Lezhianët dominuan në parket nga fillimi deri në fund dhe fituan me rezultatin 93-65.
Kjo diferencë u vu re që në pjesën e parë që u mbyll me shifrat 52-35. Në të dytën, Bilali aktivizoi dhe lojtarët e rinj, ndërsa bardheblutë reaguan duke ngushtuar diferancat me 10 pikë, por deri kaq ishte maksimumi pasi në periodën e katërt kampionët në fuqi mbyllën ndeshjen me 28 pikë me shumë se kryeqytetasit, shkruan A2.
Kjo ishte fitorja e pestë radhazi për lezhianët që vazhdojnë rrugën të qetë drejt titullit te dyte kampion radhazi. (A2 Televizion)