Volejboll femra, Pogradeci me ambicie në parket, synon vendet e para

Nga Artin Halili
30 Tetor 2024, 12:58 | Sporte të tjera

Edhe pse një skuadër me shumë pak eksperiencë në elitë, Pogradeci synon të kap majat e volejbollit shqiptar dhe pse jo të jetë një ekip konkurrues në parket.

Trajneri shkodran Besnik Lisha edhe pse prej pak javësh ka marrë drejtimin e skuadrës, është i sigurt se  vajzat pogradecar mund të shkojnë larg, kjo falë punës dhe konsolidimit që po i bën ekipit.

Ekipi më i fortë aktualisht në këtë ligë paraqitet Skënderbeu, kampionet e vitit të kaluar, por Lisha thotë se niveli i volejbollit në vend është rritur, Sipas tij, ky sezon premton surpriza.

Edhe vajzat duken të konsoliduara dhe të gatshme të japin gjithçka në parket përballë më të fortëve.

Pogradeci aktualisht mban  vendin e 6 në renditje, por deri në fund të sezonit syno të jetë në katërshen më të mirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos