Pas humbjes me garuesen serbe, trajneri nga Kosova godet sportisten 8-vjeçare

Nga Erald Kodhelaj
11 Nëntor 2024, 16:26 | Sporte të tjera

Pas humbjes me garuesen serbe, trajneri nga Kosova godet sportisten

Skandal në Kampionatin Europian të taekwondo-s që po zhvillohet në Tiranë. Trajneri nga Kosova, Valmir Fetiu ka goditur sportisten 8-vjeçare pas humbjes në finale me garuesen serbe.

Trajneri që njëkohësisht ishte dhe babai i vajzës, pasi përfundoi ndeshja, e ka tërhequr me forcë nga helmeta dhe pas e ka goditur me shuplakë sportisten.

Këto pamje u bënë shpejt virale dhe pas ngjarjes menjëherë trajneri Fetiu është pezulluar për 6 muaj nga Unionin europian i taekwondo.

Në njoftimin e tyre tregohet se kjo ngjarje aspak normale, e incizuar edhe nga kamerat tregon qartë një veprim që nuk tolerohet në sport. Për këtë arsye, Valmir Fetiu nuk do të jetë në gjendje të ushtrojë profesionin e tij as në garat kombëtare e as në ato ndërkombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos