Edhe kombëtarja shqiptare e basketbollit do të nisë grumbullimin javën e ardhshme në kuadër të ndeshjeve paraeliminatore të Kupës së Botës 2027.
Më 21 nëntor, në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga”, kombëtarja kuqezi, e drejtuar nga trajneri Erkand Karaj, do të përballet me Austrinë në orën 19:30, shkruan A2 CNN.
Shqipëria ndodhet në Grupin C, ku pas disfatës në ndeshjen e parë me Armeninë, kuqezinjtë synojnë fitoren e parë në grup, për të mbajtur gjallë dhe shpresat e kualifikimit.
Federata Shqiptare e Basketbollit publikoi dhe listën e lojtarëve të grumbulluar, ku dominojnë djemtë e Besëlidhjes dhe Tiranës, por nuk mungojnë as basketbollistët që luajnë jashtë. (A2 Televizion)