MotoGP, Bagnaia fiton çmimin e Malajzisë, Martin në vendin e dytë

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2024, 16:44 | Sporte të tjera

MotoGP, Bagnaia fiton çmimin e Malajzisë, Martin në vendin e

Francesko Bagnaia fitoi Çmimin e madh të Malajzisë në MotoGP dhe tani mban gjallë shpresat e titullit kampion.

Piloti i Dukatit bëri një paraqitje pozitive në pistën e Sepangut, duke e çuar diferencën në 24 pikë me rivalin kryesues Martin në renditjen e pilotëve.

Aktualisht piloti italian është në kuotën e  485 pikë në renditjen e përgjithshme, ndërsa Bagnaia pozicionohet i dyti me 461.

Podiumin e plotësoi Enea Bastianinin, i cili e mbylli garën shtatë sekonda pas Martinit.

Titulli kampion do të vendoset vetëm në javën e  fundit në garën e Barcelonës që do të zhvillohet në 17 nëntor.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos