Giro d’Italia 2025 nisi për herë të parë nga Shqipëria, me etapën që u zhvillua nga Durrësi në Tiranë, në një itinerar prej 160 kilometrash. Fitues i kësaj etape u shpall danezi Mads Pedersen, i cili triumfoi në një sprint spektakolar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, duke lënë pas rivalët e tij me një shpërthim force në metrat e fundit.
Në vend të katërt u rendit italiani Busatto, ndërsa një episod i frikshëm ndodhi me çiklistin spanjoll Landa, i cili humbi kontrollin në një kthesë dhe u përplas me një shtyllë ndriçimi. Ai po merr ndihmë mjekësore dhe në vijim priten detaje mbi gjendjen e tij.
Gara do të vazhdojë me dy etapat e radhës, një në Tiranë të shtunën dhe të dielën në Vlorë. (A2 Televizion)