Floyd Mayweather e la si i pamposhtur boksin: 50 ndeshje, 50 fitore. Pasi bëri historinë e këtij sporti, tani ka vendosur të investojë një pjesë të mirë të më shumë se 1,5 miliardëve dollarëve që ka fituar në ring.
Pak më shumë se 400 milionë janë shpenzuar për blerjen e 61 ndërtesave në Nju Jork (dhe një sërë aksionesh në Mansionin Versace në Miami).
47-vjeçari amerikan është bërë një zhvillues dhe ndërtues, pasi më shumë se 1000 shtëpi luksoze do të ndërtohen në pronat e tij në Manhatan.
Dhe blerja e tij e fundit, siç zbulohet nga portali TMZ, është një ndërtesë zyrash në Sixth Avenue dhe 47th Street në Manhattan.
“Kur isha i ri bëja blerje në dyqanin Diamanti. Nuk e kisha menduar kurrë se do të bëhesha një ditë pronar i kësaj prone të rëndësishme në hyrje të Rrugës 47. Me punë dhe përkushtim çdo gjë është e mundur”, thotë Mayweather për një nga bizneset që janë pjesë e blerjes së tij. (A2 Televizion)