Bashkia e Pogradecit ka organizuar një mbrëmje gala për 10 sportistët më të mirë të vitit 2024. Në një mbrëmje të dedikuar sportit, në kujtesën e pogradecarëve u rikthyen të gjithë sportistët që kanë lënë shenjë në këtë qytet.
Nga ata që janë aktivë deri te ish sportistë e trajnerë të njohur, duke u falur emocione të pranishmëve në sallë.
Ndërkohë sportistët e njohur që luajnë në ligat ndërkombëtare por edhe me kombëtaren shqiptare si Endri Çekiçi, Erjon Hoxhallari, Ernest Muçi por edhe Isi Manellari, Marin Abazaj e Vangjel Zguro janë vlerësuar në një mbrëmje si kjo.
Për dy ish sportistët Festim Fetollari dhe Spartak Elmazi të cilët janë larguara para kohe nga jeta u dhanë titujt Krenaria e Qytetit.
Anëtari i komitetit ekzekutiv të FSHF, Ylli Çekiçi ka bërë me dije se ky institucion do të investojë në infrastrukturën sportive të klubit dhe e ardhmja duket premtuese.
Një aktivitet i tillë organizohet për herë të parë në Pogradec, si një formë vlerësimi për sportistët e të gjitha disiplinave në volejboll, not, futboll, basketboll dhe arte marciale. (A2 Televizion)