Arrestohet boksieri shqiptar Florian Marku

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2024, 22:55 | Sporte të tjera

Arrestohet boksieri shqiptar Florian Marku

Mediat greke kanë raportuar mbrëmjen e së mërkurës se është arrestuar në Gjermani kampioni i boksit, shqiptari Florian Marku në Gjermani.

Sipas mediave greke, Marku ishte në kërkim nga autoritetet greke aty ku kishte një dënim me 7 vjet burg si i përfshirë në një ngjarje ku ishin përdorur edhe armët e zjarri.

Gjatë viteve të fundit Florian Marku ka qendruar në Angli, aty ku ka zhvilluar edhe disa ndeshje si boksier profesionist, ndërsa nuk i kanë munguar as titujt. Ai e nisi karrierën në kikboks, më pas kaloi në MMA (Artet e Përziera Marciale) dhe boks së fundmi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos