Ngre shtangën 191 kilogramë, Ertjan Kofsha i pesti në botë

Nga A2 CNN
25 Shtator 2024, 19:17 | Sporte të tjera

Ngre shtangën 191 kilogramë, Ertjan Kofsha i pesti në botë

E ardhmja e Shqipërisë në peshëngritje është e ndritur. Këtë e tregojnë rezultatet e të sportistëve të rinj në aktivitetet më të rëndësishme të këtij sporti.

Këtë të mërkurë, Ertjan Kofsha ka arritur një rezultat të shkëlqyer në Kampionatin Botërorë të Peshëngritjes, shkruan A2 CNN.

Në stilin e shtytjes, ai ka arritur të ngrejë shtangën 191 kilogramë, duke u renditur në 5 më të mirët në botë.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos