Ndërron jetë boksieri pas përballjes në ring, ndalet aktiviteti në të gjithë Ganën

Nga A2 CNN
26 Shtator 2025, 23:19 | Sporte të tjera

Ndërron jetë boksieri pas përballjes në ring, ndalet

Boksi në Gana është pezulluar pas vdekjes së boksierit Ernest Akushey, i njohur me nofkën “Bahubali”, i cili humbi jetën në moshën 32-vjeçare vetëm 11 ditë pas një përballjeje në Accra.

Akushey ishte ndeshur më 12 shtator në Bukom Boxing Arena ndaj rivalit Jacob Dickson. Sipas të dhënave paraprake, vdekja e tij mund të ketë ardhur si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë duelit, megjithëse shkaku zyrtar ende nuk është përcaktuar.

Autoriteti Kombëtar i Sportit në Gana e përshkroi pezullimin si një hap të domosdoshëm për të “mbrojtur jetën, ruajtur integritetin e sportit dhe garantuar të ardhmen e tij”. Po ashtu, është paralajmëruar një strategji pesëvjeçare që synon të vendosë standarde më të sigurta, më profesionale dhe në përputhje me rregullat ndërkombëtare, shkruan A2 CNN.

Kjo ngjarje është tragjedia e dytë që trondit boksin në Gana brenda gjashtë muajve. Në mars, nigeriani Gabriel Oluëasegun Olanreëaju u rrëzua në ring gjatë ndeshjes me Jon Mbanugu në Accra dhe ndërroi jetë pak pasi u dërgua në spital. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos