Olimpiada Paris 2024, dy boksieret me gjini të paspecifikuar sigurojnë medalje

Nga A2 CNN
5 Gusht 2024, 15:36 | Sporte të tjera

Olimpiada Paris 2024, dy boksieret me gjini të paspecifikuar sigurojnë

Dy boksieret me gjini të paspecifikuar, Imane Khelif nga Algjeria dhe Lin Yu-ting nga Taivani po dominojnë boksin e femrave në Olimpiadën në Paris. Edhe pse janë akuzuar si biologjikisht meshkuj, ato janë lejuar të garojnë dhe kanë siguruar zonën e medaljeve.

Khelif dhe Yu-ting janë kualifikuar në gjysmëfinale dhe me gjasë, në Lojëra do të kemi një duel në finale ndërmjet tyre. Gjinia e dy boksiereve, ka qenë një prej ngjarjeve që ka shkaktuar më tepër debat në Olimpiadë.

Zv.presidenti i Organizatës Botërore të Boksit, Istvan Kovaks pohoi se Khelif është mashkull. Sipas tij, Komiteti Olimpik është paralajmëruar për disa boksierë meshkuj që garojnë në kategoritë e femrave, por asnjë masë nuk është marrë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos