“Paris 2024”, vetëm 5 të mijtat më i shpejtë, Lyles fiton garën epike të 100 metrave

Nga A2 CNN
5 Gusht 2024, 12:58 | Sporte të tjera

Vetëm 5 të mijtat e sekondës. Kaq i ka mjaftuar amerikanit Noah Lajls që të triumfonte në garën e 100 metrave në Olimpiadën “Paris 2024”.

Pas titullit kampion i botës, ai shpallet edhe kampion olimpik, duke realizuar një ëndërr që e ndiqte gjithë jetën. Sprintieri amerikan rikuperoi në mënyrë të pabesueshme dhe fitoi atë që është cilësuar si finalja më epike në historinë e sprintit.

Edhe pse u duk se fitoi xhamajkani Kishane Tompson, Lajls arriti të fitonte me fotofinish, pasi të dy atletët e ndalën kronometrin në kohën 9 sekonda e 78 të qindtat.

Fituesi u përzgjodh nga rregulli i thjeshtë, se në kalimin në finish, përllogaritja bëhet në momentin kur garuesi kalon gjoksin dhe jo thjesht këmbët apo kokën. Medalja e bronzit u fitua nga amerikani tjetër, Fred Kerlej.

Nga vendi i parë në vendin e dytë, distanca ishte 12 të qindtat e sekondit. Kjo është diferenca më e ngushtë e regjistruar ndonjëherë në finalet e 100 metrave.

Gjithashtu për herë të parë të gjithë finalistët kanë thyer barrierën e 10 sekondave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos