Olimpiada, sprintieri shqiptar Franko Burraj renditet i dyti në raundin paraeliminator

Nga A2 CNN
3 Gusht 2024, 12:51 | Sporte të tjera

Olimpiada, sprintieri shqiptar Franko Burraj renditet i dyti në raundin

Sprintieri shqiptar Franko Burraj u rendit i dyti në garën paraeliminatore të 100 metrave në Olimpiadën e Parisit, duke kaluar vijën e finisht në 10,6 sekonda, një rekord personal për të.

Edhe pse nisja nuk ishte ndër më të mirat, 25-vjeçari shpërtheu në 50 metrat e dyta dhe arriti të rrëmbente vendin e dytë, duke siguruar edhe kualifikimin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Olympicalbania (@olympicalbania)

Me kohën 10,60 sekonda ai jo vetëm siguroi rekordin personal, por iu afrua me vetëm 4 të qindtat rekordin shqiptar në këtë disiplinë.

Tani, Burraj do të tentojë edhe një tjetër kualifikim në raundin e parë, ku sigurisht niveli i vështirësisë do të jetë më i lartë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos