Lojërat Olimpike, Djokovic përballë Alcarez në finalen e madhe të dielën

Nga A2 CNN
3 Gusht 2024, 16:59 | Sporte të tjera

Lojërat Olimpike, Djokovic përballë Alcarez në finalen e

Carlos Alcaraz dhe Novak Djokovic do të jetë finalja e madhe e meshkujve në tenis në Lojërat Olimpike. Paris 2024.

Serbi arriti të mposht  2-0 italianin Lorenzo Musetti në gjysmëfinalen e zhvilluar në “Roland Garros”. Djokovic dominoi dhe në fund fitoi pa vështirësi me shifrat 6-4 dhe  6-2.

Finalja e madhe do të zhvillohet të dielën mes spanjollit Alcarez dhe serbit Djokovic që do të synojë medaljen e artë olimpike, e vetmja që i mungon në koleksionin e tij.

Ndërkohë italiani Musetti do të luajë me kanadezin Felix Auger për vendin e tretë në Paris 2024. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos