Pogradeci, skuadra që shkruan historinë në volejbollin e femrave

Nga A2 CNN
6 Mars 2026, 23:50 | Sporte të tjera

Pogradeci, skuadra që shkruan historinë në volejbollin e femrave

Pasi ka fituar pak ditë më parë Kupën e Ligës "Gjergj Kastrioti", Pogradeci në volejboll për femra këtë të premte ka fituar edhe Kupën e Republikës, duke mundur në ndeshjen finale Tiranën me rezultatin 3-2.

Një ndeshje që ka patur emocione të forta në 5 sete të luajtura, ku setin e parë e fitoi Tirana me rezultatin 18-25. Pogradecaret japin kthesë lojës duke fituar setin e dytë me rezultatin 25-18 e më pas edhe setin e tretë me rezultatin 25-22.

Është Tirana skuadra e cila barazon edhe një herë tjetër gjithçka në 2-2 me sete, pasi ka fituar setin e katërt 17-25, shkruan A2.

Kupa zgjidhet me set final, set i cili fitohet nga vajzat e trajnerit Besnik Lisha me rezultatin 15-11 dhe krejt takimi 3-2.

Kjo është Kupa e Parë e Republikës që shkon në Pogradec, aty ku vetëm pak ditë më parë ka shkuar edhe një kupë tjetër për herë të parë, ajo "Gjergj Kastrioti".

Tani liqenoret presin edhe titullin kampion... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos