Nuk dorëzoi testin e gjinisë, zhduket volejbollistja e Dinamos

Nga A2 CNN
31 Janar 2026, 14:58 | Sporte të tjera

Volejbollistja e Dinamos Najara Ferreira vijon të jetë e pezulluar pasi kurrë nuk e dorëzoi analizën e gjinisë. Kjo çështje mbetet pezull dhe në Federatën e volejbollit që ende nuk ka marr një përgjigje nga klubi apo dhe vetë sportistja, shkruan A2.

Kjo ka bërë që sezonin e ardhshëm, testi i gjinisë të bëhet nga çdo volejbolliste e cila regjistrohet në kampionatin shqiptar. Që nga tetori, kur disa nga klubet dyshuan për gjininë e 32-vjeçares, Najara Ferreira është zhdukur.

Braziliania u largua nga Shqipëria dhe nuk luan më për vajzat e Dinamos. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos