Me synimin për të marrë medaljen e parë olimpike në sportin e skive, presidenti Bajram Begaj i dorëzoi flamurin shqiptar ekipit olimpik që do ta përfaqësojë vendin tonë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026.
Skuadra olimpike është e përbërë nga 4 sportist Lara Kolturi, Deni Xhepa, Semire Dauti dhe Lisa brunga. Të gjitha shpresat janë tek skiatorja kuqezi, Lara Colturi, e cila është në vitin e dytë të saj, pjesëmarrëse në Kupën e Botës për të rritura dhe tani ambiciet janë pse jo dhe për një medalje olimpike në Lojërat Dimërore Milano–Cortina 2026.
Lara Kolturi nuk ishte pjesë e ceremonisë për shkak të gjendjes shëndetësore.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe presidenti i komitetit olimpik shqiptar Fidel Ylli i cili theksoi dhe një herë mbështetjen e tij për ekipin kuqezi, shkruan A2 CNN.
Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026 do të mbahen prej datës 6 deri më 22 shkurt. (A2 Televizion)