Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher, ka nënshkruar një helmetë për një ankand bamirësie, me ndihmën e bashkëshortes së tij, Corinna. Kjo është hera e parë që ai kryen njw lwvizje tw tillw, tw paktwn publikisht, që prej aksidentit tragjik të tij në ski në dhjetor të vitit 2013, i cili i shkaktoi dëmtime të rënda në tru, shkruan A2 CNN. Që atëherë, ai është nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor në shtëpinë e tyre në brigjet e Liqenit të Gjenevës.
Helmetën, e bardhë me dizajnin e famshëm të Royal Stewart Tartan – një shenjë karakteristike e karrierës së Jackie Stewart në vitet ’60 dhe ’70 – e kanë nënshkruar të gjithë kampionët botërorë të gjallë të Formula 1. Me ndihmën e Corinnës, Schumacher ka shtuar inicialet e tij "MS" në helmetë, duke kompletuar koleksionin historik.
Ky objekt i rrallë do të dalë në ankand për të mbledhur fonde për fondacionin bamirës "Race Against Dementia", të themeluar nga Sir Jackie Stewart, pas diagnozës me sklerozë të bashkëshortes së tij, Lady Helen.
"Është mrekulli që Michael mundi t nënshkruante për këtë kauzë, për një sëmundje që ende nuk ka shërim", tha Stewart për Mail Sport. "Corinna e ndihmoi, dhe kjo e bëri helmetën edhe më të veçantë". (A2 Televizion)