
Kimi Antonelli shkëlqeu edhe në Japoni, duke fituar garën e duke marrë kryesimin e kampionatit botëror të Formula 1.
Italiani u nis nga "pole position", por e pa veten në vendin e gjashtë pas një starti jo të mirë.
Por, me një seri parakalimesh dhe ritëm të lartë, Antonelli nisi rikuperimin. Piloti 19-vjeçar i Mercedesit u ndihmua edhe nga Safety Car, pas incidentit të Oliver Bearman. Italiani nuk kishte kryer ende pit stopin e tij kur britaniku pësoi aksident dhe kur hyri në bokse, pati kohë mjaftueshëm për të dalë i pari nga bokset.
Nga ai moment, Antonelli u shkëput, vendosi xhiro të shpejta njëra pas tjetrës dhe kaloi vijën e finishit me një avantazh bindës nga Piastri i vendit të dytë (McLaren) dhe Leclerc (Ferrari) në të tretin.
Me këtë sukses, italiani ngjitet në krye të renditjes me 72 pikë, duke u bërë piloti më i ri në historinë e Formula 1 që kryeson renditjen e përgjithshme.
(A2 Televizion)