
Një basketbollist i NBA ka ndërruar jetë në moshën 29-vjeçare. Bëhet fjalë për lojtarin e Memphis Grizzlies, Brandon Clarke.
Shkaku i vdekjes nuk është zbuluar ende, shkruan A2.
I lindur në Kanada, ai ishte zgjedhur në raundin e parë të draftit në vitin 2019 dhe kishte luajtur vetëm dy ndeshje këtë sezon për shkak të dëmtimeve.

"Brandon ishte një shok skuadre i shkëlqyer dhe një person edhe më i mirë, ndikimi i të cilit në organizatë dhe në komunitetin e madh të Memphis nuk do të harrohet", tha skuadra në një deklaratë.
Clarke ka luajtur 309 ndeshje gjithsej në NBA, duke përfshirë 50 ndeshje si titullar, dhe shënoi mesatarisht 10.2 pikë për ndeshje.
Ai u arrestua në Arkansas muajin e kaluar me akuza që përfshinin shpejtësi dhe posedim të një substance narkotike. (A2 Televizion)