"Është në gjendje të ulet në tavolinë për të drekuar", ish-shoku i skuadrës flet për gjendjen e Michael Schumacher

Nga A2 CNN
10 Janar 2024, 11:05 | Sporte të tjera

"Është në gjendje të ulet në tavolinë

Kur kanë kaluar pak më shumë se 10 vite që nga aksidenti tragjik në Alpet e Francës, jeta e legjendës së Formula 1, Michael Schumacher është mbërthyer nga misteri rreth asaj që po ndodh realisht me të.

Prej kohësh tashmë, nëpër media kanë qarkulluar vazhdimisht informacione të pjesshme, por jo të konfirmuara, që tregojnë gjendjen e tij. E tillë është edhe deklarata e Johnny Herbert, ish shok skuadre i Schumacher te “Benetton” gjatë viteve 1994-95.

Ai ka thënë se Michael është në gjendje që të ulet në tavolinë dhe të drekojë, megjithatë ai shprehet se nuk e konfirmon si lajm këtë, ndërsa nuk jep shpresa të kota për adhuruesit e legjendës së pilotizmit.

“Më kanë thënë se Michael është në gjendje të ulet në tavolinë për të drekuar. Sinqerisht nuk e di nëse është e vërtetë, nuk dua të jap shpresa të kota, pasi besoj se ai është ende në të njëjtën gjendje si pas dy ndërhyrjeve kirurgjikale. Unë thjesht mundohem të përpunoj informacionin që kam pasi as nga familja e tij nuk është se kam arritur të mësojë më shumë. Unë mendoj se kjo privatësi e madhe vjen nga fakti që nuk ka shumë shpresa për përmirësim. Ne nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të kujtojmë Shumacher për atë ka qenë, për atë që ne e njohim, i shpejtë në pistë dhe fitues”, u shpreh ndër të tjera Herbert. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos