Sinner mbretëron në Shangai, zhgënjim për Novak Gjokoviç

Nga A2 CNN
13 Tetor 2024, 12:57 | Sporte të tjera

Jannik Sinner i ka treguar edhe njëherë serbit Novak Gjokoviç se pse është ai numri një i botës në tenis.

Tirolasit të jugut i mjaftuan dy sete për të fituar trofeun e “Shanghai Masters 1000” përballë tenistit serb.

Sinner fitoi setin e parë me rezultatin 7-6 dhe të dytin 6-3, duke koleksionuar titullin e 17-të të karrierës së tij në një ndeshjeje të ekuilibruar, e të fituar me dinakëri.

Një fitore e merituar për Jannik, i cili përfitoi më së miri nga gabimet e pakta të Noles. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos