Rafael Nadal ka njoftuar tërheqjen e tij nga tenisi pas 22 vitesh në elitë, me 22 Grand Slam dhe 92 tituj ATP të fituar në karrierën e tij.
Spanjolli 38-vjeçar gjithashtu ka fituar medaljen e artë në Olimpiadë, si në teke ashtu edhe në dyshe, shkruan A2 CNN.
Një nga tenistët më të mëdhenj të historisë kishte bërë të ditur se viti 2024 do të ishte viti i fundit i karrierës së tij.
Vendimi vjen pas një periudhe të gjatë të shenjuar nga dëmtime, veçanërisht një në këmbën e tij të majtë që e ka mbajtur atë jashtë pothuajse të gjithë vitin e kaluar.
Nadal, në një deklaratë në platformën “X”, tha se turneu i tij i fundit do të jetë Kupa Davis 2024. (A2 Televizion)