Nga pak, çdo ditë por me hapa domethënës. Rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian kalon pikërishtedhe nga sporti, me zhvillimet e fundit që dëshmojnë këtë. Endri Hoxha është zgjedhur zëvendës president i Federatës Europiane të Taekwondo, një organizëm kontinental që ul vendin tonë mes figurave më të rëndësishme. Në Asamblenë Zgjedhore të zhvilluar në Nyrenberg, në Gjermani, Hoxha u caktua Zv. President i Unioni Europian te Taekwondo. Shumë vite kontribut me pasion në sportin që ai i ka dedikuar jetën, u kurorëzua me këtë arritje.
Një yll në ngjitje në radhët e pushtetit ekzekutiv dhe një vokacion i fortë i Federatave sportive në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Endri Hoxha mori përkrahjen e institucionit europian. Në këtë Asamble u zgjodh unanimisht Sakis Praglos si President të Unionit Europian të Taekëondo, një rikonfirmim që me drejtimin e tij dhe kontributin e të gjithë Zv. Presidentëve dhe Bordit Drejtues të sapo zgjedhur të ETU do punohet për të rritur nivelin e sportit të Taekwondo-së në mbarë Europën.
Me Endri Hoxhën në EPU, tani Shqipëria ka zërin dhe vendin e saj dinjitoz në sportin e taekëondo, duke filluar nga përfaqësimi në lidership në organet drejtuese evropiane e duke vazhduar me 0eksperiencën e konsoliduar në organizimin e kompeticioneve ndërkombëtare të taekwondo- së me rreth 12 të tilla në 4 vitet e fundit dhe mijëra sportistë nga mbarë bota të ardhur në vendin tonë. Por, ajo cka është më e rëndësishmja, sportistët tanë sot janë me renditje të pestët në botë me rreth 100 medalje të fituara në 4 vitet e fundit duke ngritur flamurin Shqiptare në arenën ndërkombëtare. (A2 Televizion)