Volejboll/ Pogradeci rihap llogaritë, mund Skënderbeun në gjysmëfinalen e dytë

Nga Dea Kozma
14 Prill 2025, 14:48 | Sporte të tjera

Volejboll/ Pogradeci rihap llogaritë, mund Skënderbeun në

Llogaritë mbeten të hapura në volejbollin shqiptar. Vajzat e Pogradecit mundën Skënderbeun në ndeshjen e dytë dhe barazojnë serinë gjysmëfinale në play-off.

Liqenoret mposhtën Skënderbeun me rezultatin 3-2 në një ndeshje spektakolare. Sfida ishte një betejë e vërtetë sportive, ku e gjithë loja u luftua deri në pikën e fundit. Setin e parë e fituan vendaset me  shuifrat 25-23, ndërsa miqtë iu përgjigjën shpejt duke mbyllur setin e dytë 24-26.

Pogradeci shtoi forcat dhe kaloi sërish në avantazh me fitoren 26-24 ne setin e tretë, por edhe miqtë fituan 23-25 setin e katërt. Në fund, vendaset u treguan më të sakta dhe mundën korcaret me setin final 15-13.

Tashmë, gjithçka do të vendoset në përballjen e tretë dhe të fundit, që do të zhvillohet në Korçë, në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla”, më 16 prill.

Në derbin e kryeqytetit Tirana fitoi dhe gjysmëfinalen e dytë ndaj Partizanit, duke e mundur me shifrat 3-1.

Ndërkohë, te meshkujt fitore regjistroi Partizani që mundi 3-0 Studentin, ndërsa Tirana u mposht nga Skënderbeu dhe finalisti do të përcaktohet në ndeshjen e tretë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos