Trofeu i parë i sezonit/ Besëlidhja mund Vllazninë dhe fiton Superkupën e Shqipërisë

Nga Dea Kozma
30 Shtator 2025, 17:57 | Sporte të tjera

Besëlidhja është fituese e Superkupës së Shqipërisë. Lezhjanët bënë për vete trofeun e parë për këtë sezon teksa mundën në finale Vllazninë me rezultatin 89-73.

Një ndeshje e bukur dhe me shumë rivalitet nga të dyja skuadrat, bënë që emocionet edhe në këtë takim mos të mungonin, shkruan A2. Ekipi i Afrim Bilalit e nisi më mirë takimin duke mbyllur periodën e parë me shifrat 20-13.

Reagimi i shkodranëve erdhi në të dytën, që e fituan 20-18 dhe shkuan në pushim me rezultatin 38-33 në favor të lezhjanëve.

Perioda e tretë ishte më e luftuara nga skuadrat, pasi u mbyll me ekulibër të plotë 21-21, ndërsa në fund Lezha shtoi presionin dhe mori skenën duke hipotekuar plotësisht fitoren dhe e gjithë sfida u mbyll me rezultatin 89-73.

Më i miri i ndeshjes ishte Julian Hamati me 23 pikë.

Besëlidhja synon çdo trofe të mundshëm edhe këtë sezon. Javën tjetër do të nisë edhe kampionati, ku lezhjanët përballen me Partizanin, ndërsa shkodranët presin Flamurtarin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos