Polemikat në Francë vijojnë edhe rreth ndotjes së lumit Senë. Pas shtyrjeve të garës së triathlonit të meshkujve dhe vendimit se uji ishte brenda parametrave, tashmë është regjistruar sëmundja e parë që lidhet me bakterin esheria-koli.
Sipas mediave, sportistja belge e triathlonit, Klar Mishel është shtruar në spital prej infektimit në garën ku notoi në Senë.
Organizatorët e Lojërave vendosën anulimin e stërvitjeve për garën ekipore të triathlonit, ndërsa disa ekipe kanë kërcënuar se mund të tërhiqen nga eventi, për shkak se nuk duan të rrezikojnë shëndetin e sportistëve. (A2 Televizion)