Partizani është skuadra e parë finaliste nga play off i volejbollit për meshkuj. Ekipi që këtë vit ka dominuar në parket duke mos njohur humbje edhe në gjysmëfinale nuk e diskutoi kalimin më tej.
Kryeqytetasit pas fitores në Asllan Rusi i mundën shkodranët dhe në ndeshjen e dytë dhe siguruan kalimin në finale. Vendasit e nisën më mirë pasi fituan setin e parë me shifrat 25-23.
Festa kuqeblu zgjati shumë pak pasi ekipi i Yll Tomorrit shumë shpejt bëri dhe përmbysjen e madhe. Setin e dytë nuk kishte histori dhe e mbyllën 15-25.
Në të tretin shkodranët u munduan të reagonin por pa sukses. Serish ishte ekipi i kuq që bëri diferencën duke fituar 21-25.
Në fund shkodranët e panë vetën të dorëzuar ndërsa Partizani i etur për të fituar mbylli setin e fundin 17-25 ndërsa rezultati i përgjithshëm 3-1 me sete.
Ekipi i kuq duhet të pres dhe pak për të mësuar kundërshtarin në finale pasi në takimin tjetër Erzeni befasoi Tiranën në shtëpi pas fitores që bardheblutë morën në Shijak. Fituesi i këtij çifti tani do të vendoset me një ndeshje të tretë. (A2 Televizion)