Botërori i peshëngritjes, Briken Çalja i pari në baterinë B

Nga A2 CNN
4 Prill 2024, 13:11 | Sporte të tjera

Botërori i peshëngritjes, Briken Çalja i pari në

Briken Calja ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme, në Botërorin e Tajlandës në peshëngritje edhe pse vinte pas një dëmtimi të gjatë prej muajsh.

Në stilin e shkëputjes, shtangisti kuqezi i realizoi me sukses të tri provat. Fillimisht Çalja ngriti lart 145 kg e më pas 150 e 152 kg ndërsa në stilin e shtytjes, ai kaloi vetëm provën e parë, ku ngriti 181 kg ndërsa dështoi dy herë me 185kg.

Ai rezultoi i pari ne baterinë B me 333 KG në total në dygarësh ndërsa vërtetoi dhe edhe njëherë se mbetet një sportist tek i cili pritshmëritë janë maksimale. Ky botëror ishte dhe një test mjaft i rendësishëm për Lojrat Olimpike Paris 2024.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos