Superkupa e Francës, Lens i Ervin Skelës ''rrëzon'' PSG-në dhe shkruan historinë

Nga Dea Kozma
17 Gusht 2026, 19:54 | Futboll

Surpriza e madhe në Francë! Lens ka mposhtur 1-0 PSG-në dhe ka fituar Superkupën për herë të parë në historinë e klubit. Heroi ishte Florian, që realizoi në minutën e 32-të, ndërsa vendasit luajtën me një lojtar më pak për më shumë se 50 minuta, pas daljes me karton të kuq të Kyllian Antonios.

PSG, që vinte pas triumfit në Superkupën e Europës, dominoi në zotërimin e topit dhe kërkoi golin e barazimit, por pa sukses. Në fund, edhe parizienët mbetën me 10 lojtarë, pas përjashtimit të Nuno Mendes.

Por kjo fitore ka edhe një aromë shqiptare. Në stafin teknik të Lens është ish-mesfushori i Kombëtares, Ervin Skela, i cili këtë verë u bashkua me ekipin e Dino Topmöller si një nga ndihmësit e tij.

Skela kaloi gjashtë vite në akademinë e Eintracht Frankfurtit dhe tani bën hapin në futbollin profesionist... Dhe debutimi në elitë nuk mund të kishte nisur më bukur: Skela dhe Lens rrëzojnë PSG-në dhe ngrenë trofeun e Superkupës, që për herë të parë në histori shkon në duart e klubit nga veriu i Francës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos