Stacioni i policisë në Paris sulmohet me fishekzjarrë

Nga A2 CNN
11 Tetor 2020, 20:40 | Bota

Me dhjetëra persona me shufra metalike e fishekzjarrë kanë sulmuar një stacion policie në periferi të Parisit, mbrëmjen e së shtunës.

Në një postim në Twitter këtë të diel, policia konfirmoi ngjarjen, ndërsa bëri të ditur se asnjë efektiv i policisë nuk është lënduar.

Autorët e ngjarjes tentuan të futen me forcë në stacionin e policisë, por arritën ta bënin një gjë të tillë. Deri tani, asnjë person nuk është vënë në pranga, ndërsa pamjet e publikuara nga mediat tregojnë xhama të thyer e makina të dëmtuara.

Motivi i sulmit, i cili është i treti në këtë stacion policie në dy vjet, nuk është ende i qartë. Ndërkohë, BBC shkruan se stacioni i policisë ndodhet në një zonë të njohur të trafikut të drogës, ndërsa një drejtues lokal u shpreh se sulmi mund të jetë i lidhur me një aksident me motor, ku dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos