
E treta fitore radhazi për Interin, që mundi me rezultatin 1-0 Udinesen në San Siro dhe ngjitet në kuotën e 9 pikëve pas 3 ndeshjeve të para të Serisë A.
Skuadra e Contes arriti suksesin falë një goli të Sensit në minutën e 44-t. Mesfushori shtatshkurtër shënoi me kokë pas një krosimi të mbrojtësit veteran Godin.
Udinese luajti me 10 lojtarë që nga minuta e 34-t, pasi De Paul i dha një shuplakë Candrevës dhe arbitri e ndëshkoi me karton të kuq argjentinasin pasi e pa episodin në VAR.
Me këto 3 pikë, Interi kryeson i vetëm kampionatin italian, me dy pikë më shumë sesa Juventusi. (A2 Televizion)