
Barcelona mundi 5-2 Valencian në “Camp Nou” dhe tregoi edhe një herë se në gjirin e saj ka një talent të jashtëzakonshëm.
Bëhet fjalë për Ansu Fati, 16-vjeçari i cili në ndeshjen e tij të parë si titullar në stadiumin katalanas shënoi një gol dhe dha një pasim për gol për De Jong në vetëm 6 minutat e para të lojës.
Valencia shkurtoi diferencën me Gameiro, por në pjesën e dytë ishin Pique dhe Suarez (2 gola) të cilët vulosën rezultatin e ndeshjes.
Në fund, Gomez shënoi edhe një gol për miqtë, që Valencias do t’i vlejë ndoshta për golavarazh. (A2 Televizion)