Statujat e legjendave të Rolling Stones Mick Jagger dhe Keith Richards janë zbuluar në qytetin e tyre të lindjes, Dartford në Mbretërinë e Bashkuar.
Skulpturat prej bronzi u projektuan nga artistja Amy Goodman, e cila është një fanse e grupit dhe synonte të merrte të njëjtën energji dhe intensitet që ato sjellin në performancat e tyre.







Statujat, të quajtura "The Glimmer Tëins", një pseudonim i adoptuar nga Jagger dhe Richards në mesin e viteve 1970, sipas të cilit ata prodhuan albumet e Stones, u porositën nga këshilli i bashkisë Dartford.
“Muzika e tyre ka ndryshuar fytyrën e muzikës popullore dhe këta djem nga Dartford tani janë dy nga njerëzit më të njohur dhe më të dashur në botë", tha kreu i këshillit të bashkisë Jeremy Kite gjatë ceremonisë.
Jagger festoi ditëlindjen e tij të 80-të muajin e kaluar, ndërsa Richards mbush 80 vjeç në dhjetor.
Grupi mori pjesë në 14 koncerte në Evropë vitin e kaluar dhe një album i ri i Rolling Stones pritet të dalë këtë vit. (A2 Televizion)