All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Vin Diesel dhe "The Rock" janë pajtuar? Regjisori i "Fast & Furious X" zbulon të vërtetën

Nga A2 CNN
9 Gusht 2023, 17:57 | Showbiz
All - Paragraf - 1

"Fast & Furious X", filmi i fundit i sagës, i habiti të gjithë fansat për rikthimin e papritur të personazhit Luke Hobbs, të interpretuar nga Dwayne Johnson.

“The Rock” ka qenë i pranishëm në të gjitha filmat duke nisur nga i pesti, por shfaqja e tij në filmin e dhjetë ishte e papritur, duke u nisur nga deklaratat që kishte bërë më parë.

All - Paragraf - 3

Duket se konflikti mes tij dhe Vin Diesel ka përfunduar. Sipas regjisorit Louis Leterrier, të dy aktorët aktualisht janë në kontakt me njëri-tjetrin dhe do të ishte gjëja më e mirë për “Fast & Furious”, për fansat e filmit dhe për ata vetë.

Vin Diesel është shpirti i sagës, ndërsa “The Rock” u përshtat shumë mirë me një nga sagat e filmave më ikonike të shekullit XXI. Filmi i parë “Fast & Furious” u shfaq në vitin 2001. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos