
Në kohën e koronavirusit, të ecësh apo të vraposh në natyrë është e lejueshme, por ka rregulla. Për shqiptarët, ende të pandërgjegjësuar, fatkeqësisht ato nuk vlejnë.
Në Itali, një nga vendet më të prekura me Covid-19, vrapimi lejohet me dekret të qeverisë. Aktiviteti fizik mund të ushtrohet me kujdes, duke respektuar distancën me një metër nga të tjerët.
Nga shëtitjet e thjeshta dhe deri te vrapimi, në Shqipëri kjo rregullore nuk zbatohet. Të gjithë ecin në grup, madje ka edhe nga ata që ecin të kapur për dore. (A2 Televizion)