
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relator, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Adnand Kosova.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi ndryshimin e vendimit nr. 90 datë 20.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Adnand Kosova.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. (A2 Televizion)