Stoltenberg: Rusia po shton trupat, nuk po i pakëson. Ka ende zgjidhje diplomatike

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2022, 12:25 | Bota
Stoltenberg: Rusia po shton trupat, nuk po i pakëson. Ka ende zgjidhje

“NATO nuk ka vënë re ndonjë shenjë të qartë të depërshkallëzimit në terren, në të vërtetë trupat ruse janë rritur dhe jo pakësuar". Kështu ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, në hapjen e ministerialit të Mbrojtjes në Bruksel.

“Ne po monitorojmë nga afër se çfarë ndodh. Në të njëjtën kohë, ne po regjistrojmë reagimet e Moskës për dialogun diplomatik dhe jemi të gatshëm ta bëjmë këtë. Por ne jemi ende në pritje të reagimit të Rusisë për përgjigjet tona me shkrim të dërguara, më 26 janar”, u shpreh ai.

https://a2news.com/2022/02/16/nga-bjellorusia-ne-mesdhe-rusia-vijon-te-shtrije-muskujt/
https://a2news.com/2022/02/14/rusia-ka-rrethuar-ukrainen-ja-nga-ku-mund-te-sulmoje/

Në lidhje me tërheqjen e disa trupave ruse nga kufiri me Ukrainën, reagoi edhe shefja e KE-së, Ursula Von der Leyen, si dhe kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Deklarata e shefit të NATO-s erdhi pasi, ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se trupat shtesë që ishin vendosur në Gadishullin e Krimesë, ishin duke u larguar nga aty, pas përfundimit të stërvitjes ushtarake. Një ditë më parë, ministria publikoi pamje nga stërvitja e kryer në gadishullin të cilin Rusia ia aneksoi Ukrainës në vitin 2014. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos