Stresi mbetet në burg, nuk ka besim të drejtësia!

Nga A2 CNN
29 Tetor 2018, 10:41 | Kronikë

Reperi shqiptar Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, tronditi fansat e tij pak ditë më parë kur u vu në pranga nga policia në një hotel në periferi të Tiranës, në Linzë.

Reperi u arrestua si pjesë e një grupi kriminal, ndërsa policia bëri të ditur se në dhomën e hotelit të Lushajt u gjet një pistoletë si edhe një sasi e vogël lënde narkotike.

Fillimisht, Gjykata dha masës “arrest me burg” për Stresin, ndërsa ditën e sotme mësohet se kjo masë ka mbetur në fuqi pasi reperi nuk e ka ankimuar atë.

Ai i ka kërkuar avokatit që të mos e ankimojë masën “arrest me burg”, pasi është shprehur se nuk ka besim tek drejtësia.

Prindërit e Arkimed Lushajt janë shprehur ditët e fundit se djali i tyre është i pafajshëm dhe se “gjithçka ka qenë e planifikuar nga policia për ta arrestuar reperin”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos