Studentët refuzojnë dialogun me Lindita Nikollën

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2018, 19:29 | Aktualitet
Studentët refuzojnë dialogun me Lindita Nikollën

Lindita Nikolla arriti të bëjë vetëm pak hapa nga hyrja e godinës së Ministrisë së Arsimit, në
një përpjekje të dështuar për të komunikuar me mijëra studentë, që rrethuan institucionin
gjatë paradites së të shtunës.

Thirrjet për t’u larguar dhe fërshëllimat e ndalën atë dhe truprojat që e shoqëronin.

Mesazhin që studentët ia refuzuan mundi ta përcjellë vetëm nga profili i saj në Facebook.

“Së fundmi dëgjova thirrjet nën dritare "Lindita dil në shesh!" dhe dola. Dola dhe jo që nuk më tha kush pse u thirra, por u refuzova! S'ka asnjë problem, por pyetja ime është e thjeshtë: Kur do të ulemi të flasim për problemet dhe të bashkërendojmë forcat për të adresuar zgjidhjet?”

Lindita Nikolla / Facebook

Edhe pse ditë pushimi , protesta e studentëve nuk kishte diferencë në masivitet nga ditët e tjera. Krahas studentëve, në rrugë kishin dalë dhe prindërit, pedagogët dhe maturantët që vitin tjetër do të përballen me auditorët.

Përveç entuziazmit, ajo që ra në sy ishte dhe ironia e pankartave që shoqëruan protestën. Deri të shtunën në mbrëmje situate duket pa rrugëdalje. Nga qeveria kërkohet dialog, ndërsa pretendimet e studentëve sa vijën e shtohen. Këta të fundit kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës nëse nuk
gjendet deri të martën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos