Hungaria ndalon çiftet e të njëjtit seks të birësojnë fëmijë, protesta në vend

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2020, 11:06 | Bota
Hungaria ndalon çiftet e të njëjtit seks të

Parlamenti i Hungarisë votoi për të ripërcaktuar konceptin e "familjes" në Kushtetutën e vendit, një veprim që do të ndalojë në mënyrë efektive çiftet e të njëjtit seks të birësojnë fëmijë. Masa është shoqëruar me protesta nga grupet e të drejtave të njeriut dhe mbrojtësit e LGBTQ.

Ligji i ri përcakton martesën si një akt midis një burri dhe një gruaje dhe pohon se, "themeli i familjes është martesa dhe marrëdhënia prind-fëmijë ku nëna është një grua, babai është një burrë".

Grupet e të drejtave të njeriut kanë gjykuar ligjin e ri.

 "Kjo është një ditë e errët për komunitetin LGBTQ të Hungarisë dhe një ditë e errët për të drejtat e njeriut", tha David Vig, drejtor i Amnesty Hungari.

"Këto ligje të reja diskriminuese, homofobike dhe transfobike, të nxituara nën pandeminë e koronavirusit, janë vetëm sulmi i fundit ndaj njerëzve LGBTQ nga autoritetet hungareze", shtoi Vig.

Ndërkaq, Masen David, drejtori ekzekutiv i organizatës së të drejtave të njeriut Transgender Europe, i bëri thirrje Presidentes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, "të adresojë të drejtat e prindërve LGBT”.

Ndërsa Hungaria është një anëtare e Bashkimit Evropian, kryeministri Victor Orban ka miratuar një sërë ligjesh, për të cilat BE ka paralajmëruar se do të minojnë demokracinë e vendit.

Në maj, Hungaria e bëri të paligjshme për personat transgjinorë që të ndryshonin gjininë e tyre në dokumentet e identitetit dhe qeveria kundërshton legalizimin e martesave të të njëjtit seks.

Ndërkaq, në fillim të këtij viti, Hungaria humbi pikë në renditjen e vendeve evropiane për të drejtat LGBTI nga Shoqata Ndërkombëtare Lezbike, Gay, Biseksuale, Trans dhe Interseks (ILGA). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos